-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD i kërkon ndihmë SHBA-së: Në Shkodër po hidhen në erë zgjedhjet

Kryesoret

Nënkryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj i është drejtuar me një mesazh ambasadës amerikane dhe kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi duke denoncuar ‘një skandal që po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkodër’. Ai thotë se kanë kaluar 5 orë dhe në Bruçaj të Dukagjinit për shkaqe natyrore nuk është hapur qendra e votimit dhe KZAZ ka njoftuar KQZ për mos fillimin e procesit, komisionerët e PS po tentojnë në kundërshtim me ligjin ta rihapin atë në kushte komprometimi absolut të kodit elektoral.

“Për dijeni Ambasadës Amerikane dhe Zotit Celibashi! Një skandal po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkodër të cilin PD e dënon me vendosmëri dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme që të ndërpritet! Pasi kanë kaluar 5 orë dhe në Bruçaj të Dukagjinit për shkaqe natyrore nuk është hapur qendra e votimit dhe KZAZ ka njoftuar KQZ për mos fillimin e procesit, komisionerët e PS po tentojnë në kundërshtim me ligjin ta rihapin atë në kushte komprometimi absolut të kodit elektoral.

Komisionerët e PS duan të spostojnë votimin në një qendër të pamiratuar nga KQZ. Gjithesa bëhet në interes të PS për të bërë atë që dinë të bëjnë më mirë në këto 9 vite, shkatërrimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. PD nuk do të tolerojë akte të tilla. Kushdo që tenton të hedhe në erë zgjedhjet, shit-blerësit kronikë do të përballen me vendosmërinë e shkodranëve për të mbrojtur votën e lirë si dhe me pasoja të forta ligjore! Shkodra di të mbrojë historinë e saj e po aq vullnetin e saj politik”, shkruan Gjekmarkaj.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit