-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD ngelet pa komisionerë në Vorë, Tabaku: Kemi bërë kallëzim penal

Kryesoret

Gjatë ditës së sotme, nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka qenë në Vorë ku ka parë nga afër procesin e votimit atje.

Në një deklaratë për media ajo ka shprehur se 22 kryetarët e komisionit për qendrat e votimit në Vorë nuk janë pranuar nga PS dhe LSI, të cilat sipas saj po bashkëpunojnë kundër PD-së.

PD ka bërë me dije se po përgatit kallëzim penal për e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre, duke i akuzuar se kanë minuar procesin zgjedhor në këtë bashki.

Ndërsa kryetari LSI në qendrën e votimit ka theksuar se të propozuarit nga PD nuk i përmbushnin kriteret pasi nuk ishin me vendbanim në Vorë, gjë që kriteret kyç për të qenë pjesë e komisionit.

Ndërkohë që kësaj akuze i është përgjigjur Tabaku e cila e ka mohuar të ketë një gjë të tillë.

“Nuk ka asnjë nga Kamza, kemi sjellë komisionerë të rinj që kanë eksperiencë. Kam parë sot vështire sipër votimin elektronik, ndaj sot sollëm të rinj të trajnuar. kam vënë re votime në grup për shkak të vështirësive. Ndaj për të kapërcyer këto vonesa vendosëm të sjellim të rinj të trajnuar,” është shprehur ajo./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit