Ditën e sotme, ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është filmuar teksa po votonte në Bashkinë e Shkodrës së bashku me familjen e saj.
E pyetur nga media ajo tregoi se është një ditë shumë e rëndësishme për Shkodrën dhe një pikë kthese për qytetarët.
“Sot është votë kritike jo thjesht për drejtimin e bashkisë Shkodër por sot vendosim për rikthimin e opozitës reale që i ka munguar vendit dhe krijimin e një alternative ndaj qeverisë ekzistuese. Vota është themelore, ka një pikë kthese. Nuk është rasti, përkundrazi shkodranët kanë mençuri për të kuptuar se duhet të shpëtojnë pluralizimin. Është pikë kthese për historinë tonë. Shumica janë për të ndërtuar jetën në Shqipëri. Është rasti për të votuar pluralizimin dhe krijimin e një altnernative ndaj qeverisë që duhet të ishte larguar kohë më parë po të kishim pasur një opozitë jo të shitur”, ka treguar Topalli.
Ndërsa për Berishën ajo ka thënë se ai po bënë opozitën e vërtetë dhe se po vetëm ai mund të arrinte të mobilizonte votën në këtë mënyrë./5pyetjet.al