-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vasili depoziton amendamentin: Me Ballkanin e Hapur, “de facto” Rama po mbështet Putin

Kryesoret

Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së, në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se ka depozituar në Kuvend një amendament, me anë të të cilit kërkon që Shqipëria të dalë menjëherë nga Ballkani i Hapur.

Vasili shkruan në Facebook se qëndrimi në krah të Serbisë në Ballkanin e Hapur, që refuzon sanksionet dhe që demonstron në sheshe pro agresionit rus, do të ishte “de facto” përkrahje e Edi Ramës për Rusinë pushtuese.

“Ballkani i Hapur dhe prekja e kufijve t2 Kosov2s nga Serbia ishin dy pjesë të të njëjtit projekt pushtues dhe destabilizues edhe përpara Ukrainës. Kosova është goditur pas shpinës nga Ballkani i Hapur në shërbim të synimeve ekspansioniste serbe të ngjashme dhe në sinkron me ato ruse në Ukrainë. Ballkani i hapur ka qenë rrënim për ekonominë shqiptare dhe shkatërrim për fermerët shqiptarë. Do të ishte një turp i pafalshëm vazhdimi i qëndrimit në krah të Serbisë pro Putin nga ana e Qeverisë së Edi Ramës ndaj dalja nga Ballkani i Hapur është i vetmi qëndrim konkret pro NATO, pro BE dhe pro SHBA”, shkruan Vasili.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit