-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj: Zgjedhjet u zhvilluan pa incidente, nuk ka më bastione në Shqipëri

Kryesoret

Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për Partinë Socialiste, Erion Veliaj, ka dalë menjëherë në një deklaratë për mediat pas fitores që të majtët kanë marrë bindshëm në Bashkinë e Vorës, duke thënë se “në Shqipëri, nuk ka më bastione të partive politike”..

“Kemi fituar bashkinë e Vorës me 70 %. Falënderim të veçantë  të gjithë atyre që fituan. Dua të falenderoj të gjithë komisonerë. E ardhmja është teknologjia. Sa më shumë të besojmë aq me e vogla do i kemi dhimbjet e kokës në zgjedhje. Nuk ka më bastione në Shqipëri dhe mesazhi i fortë është që st njerëzit nuk duan sherr dhe sa më pak histeri. Ishte rezultat suprizues. Sondazhet tona tregonin mbi 50%. Por kjo është një mënyrë për ne që të kërkojmë falje për disa gjëra që nuk i kemi bërë. Per ata që nuk na dhanë besimin e tyre do u shërbejmë njëlloj. Këtë përkushtim do e kthejmë në punë. Ende ka punë për të bërë. Po të shikosh rezultatin dhe të marrësh parasysh pjesmarrjen, nuk na ka çeduar rezultati. Njerëzit pas 30 vitesh ka lëvizur dhe kanë parë që votohet për atë që punon. Për herë të parë, qytetarë të djathtë kanë votuar majtas. Në Rrogozhinë besoj se do kemi rezultat pozitiv.”,u shpreh Veliaj.

Megjithatë, Veliaj cilësoi se punën, do ta bëjnë edhe për ata, të cilët nuk e votuan Sherën për të marrë mandatin.

Përgëzime pati nga kryebashkiaku i Tiranës edhe për procesin e votimit elektronik, i cili e nxjerr rezultatin në kohë reale. Për këtë fakt dhe për minimizimin e gabimit njerëzor, Veliaj është shprehur optimist se prej zgjedhjeve të ardhshme, sistemi mund të implementohet në gjithë Shqipërinë.

/5pyetje.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit