-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analistët: “Ballkani i hapur” s’ka më kuptim pas luftës në Ukrainë

Kryesoret

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar ishte takimi i fundit që Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut mbajtën për iniciativën “Open Balkan”.

Por, se kur do të mbahet një takim tjetër, ende nuk është bërë e ditur. Arsyeja është lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë. Serbia është shteti i vetëm nga kjo nismë që ende nuk e ka dënuar këtë agresion rus.

Për profesorin Bekimin Baliqi, kjo nismë tashmë nuk ka asnjë kuptim.

“Nisma shkonte kryekëput në favor të Serbisë si një hegjemoni ekonomike me pretendime edhe politike në Ballkan, prandaj unë mendoj se Shqipëria duhet të tërhiqet dhe nisma të përmbyllet. Në këto rrethana nisma nuk ka më kuptim, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bekim Baliqi.

Serbia ka qartë pretendime territoriale, thotë Ibrahim Gashi, profesor universitar.

“Serbia tashmë dihet se ka pretendime ndaj territorit të Kosovës. Sigurisht se në këto rrethana pala kosovare nuk mund t’i bashkohet kësaj nisme dhe do të jetë kundër saj”, deklaroi Gashi.

Në takimin që kishte Presidentja e Kosovë Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë diskutuar për këtë nismë. Ndër tjerash në këtë takim është thënë se kjo nismë konsiderohet si mjet i Serbisë për shtrirje të hegjemonisë së saj në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit