-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Disfata në zgjedhje, Basha mbledh Grupin Parlamentar të PD

Kryesoret

Pas humbjes në 6 Bashki, kryetari i shkarkuar Lulzim Basha, pritet që të mbledhë grupin parlamentar në seli.

Sipas asaj që raportohet në media, mbledhja sot të zhvillohet rreth orës 16:30, ndërkohë që ende nuk dihet se cila do të jetë tema e bisedimeve mes demokratëve. 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka justifikuar me pjesëmarrjen e ulët në votime humbjen në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Basha u shpreh se beteja do të vijojë në dy rrugë kryesore, për reformën zgjedhore dhe për reformimin e Partisë Demokratike. Me tone të ashpra, kryedemokrati Basha theksoi se “Kushdo që më kërkon të braktisë betejën time për reformën zgjedhore dhe reformimin e PD, do të zhgënjehet”.

Kujtojme se Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka dalë kundër kryedemokratit Lulzim Basha humbjes në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Gjekmarkaj shkruan se çdo justifikim i dhënë për humbjen është i papranueshëm. Madje kërkoi edhe mbledhjen me urgjencë të organeve përkatëse të PD-së për të analizuar faktorët e humbjes.

5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit