Para derës së Kuvendit, ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur mirënjohjen e tij për votuesit e Shkodrës të cilët votat e tyre ja besuan Bardh Spahis.
“Populli diti të dallonte kush ishte opozita e vërtet dhe unë i jam falënderues që ata po i japin forcë opozitës së re të vendit,” shprehu Berisha.
Por jashtë vëmendjes së tij nuk ngeli as deklarata e Lulzim Bashës, i cili nuk e ka pranuar humbjen e zgjedhjeve.
“Ai çdo humbje e ka shpallur në mos si fitore si jo dështim është e sigurt, është bërë si patericë e kreu të Meduzës (Edi Ramës),” mbylli fjalën e tij ish kryeministri./5pyetjet.al