Edhe pse pa rezultate konkrete në tre takimet e para, ndërsa lufta dhe bombardimet në Ukrainë janë duke vazhduar, një negociator rus, raporton Reuters, ka bërë të ditur se palët do të zhvillojnë një raund të katërt bisedimesh “në një të ardhme të afërt”.
Pas bisedimeve jopërfundimtare sot në Bjellorusi, negociatori rus Leonid Slutsky tha se një raund tjetër bisedimesh do të ndodhë së shpejti, por nuk dha një datë të saktë.
“Rundi tjetër, i katërt, do të zhvillohet në Bjellorusi në një të ardhme shumë të afërt,” tha Slutsky për televizionin shtetëror rus.
“Nuk do të përmend ende datën e saktë. Do të përcaktohet, ndoshta nesër”.
Kujtojmë që në raundin e tretë të negociatave pati zhvillime të vogla pozitive në lidhje me korridoret e mundshme humanitare.