-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD bën raportin përfundimtar për inceneratorët, Tabaku: Ja si u vodhën lekët

Kryesoret

Jorida Tabaku, në krye të komisionit hetimor për inceneratorët shprehu për raportin përfundimtar se nga analizimi i të dhënave rezulton që kompanitë e incernatorëve kanë krijuar një skemë piramidale si dhe ka kryen evazion fiskal.

“1. Së pari kompanitë e inceneratorëve kanë përdorur buxhetin e shtetit për të tërhequr paradhënie shumicën e shumës së premtuar në formën e paradhënies dhe më tej ato kanë zhdoganuar mallra më pak se sa ajo e zotuar në kontrata.

2. Së dyti është mënyra përmes së cilës ato kanë vepruar është ajo e krijimit të transfertave të parave jashtë vendit. duke krijuar kështu mundësinë që paratë e buxhetit shqiptar të dalin jashtë territorit të vendit pa përfunduar punën.
3. Së treti është mënyra e krijimit të një miksi mes sajimit të kompanive fiktive me fatura të TVSH dhe gjithashtu transferimi i parave në kompaninë ITS, e cila është përdorur si një kompani guaskë përmes së cilës janë shpërndarë paratë në të tjera kompani.
Fillesë e kësaj ndihme ndodh me krijimin e një Komitetit Ndërministror për Manaxhimin e Mbetjeve në fund të vitit 2013 që më tej u shoqërua me një mbledhje me mungesë kuorumi ku u miratua një dokument pa asnjë vlerë që u konsiderua si Vendim i Komitetit teknik. Ky komitet u mblodh në 5 shkurt pa pasur kuorumin e nevojshëm prej më së paku 11 anëtarëve dhe më tej u firmos nga 3 nga 5 anëtarët e pranishëm.

E gjithë kjo skemë më pas shtyu serinë e veprimeve të institucioneve lokale dhe qendrore për të ndërtuar një skemë korruptive”, tha Tabaku.

Po ashtu ajo shtoj emrat konkret të cilët kanë ndihmuar sipas saj fortifikimin e skemës.

  • Damjan Gjiknur, ish ministri i energjitikës, ka dhënë miratimin e tij për procedurën koncensionare të Fierit, dhe dështoi në kontrollin e përdorimit të fondeve dhe zbatimit të projektit.
  • Ëngjëll Agaçi, sekretar i kryeministri ka mashtruar në marrjen në pyetje për incerenatorin e Elbasanit si dhe nuk i ofroj komisionit dokumentet e nevojshme për procedurën.
  • Kryeministri Edi Rama përgjegjës për shkeljet e vartësve të tij, duke filluar nga sekretarët deri tek ministrat.
  • Armand Subashi ka tjetërsuar pronën për ndërtimin e incerenatorit të Fierti duke shkaktuar dëme në buxhetin e shtetit.
  • Allqi Bllako, sekretari i përgjithshëm në Ministrin e Mjedisit ka lejuar aferën financiare në incerenatorin e Fierit.
  • Erjon Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës është përgjegjës për shmangien e këshillit bashkiak dhe dhënien me koncesion për impiantin e Sharrës.
  • Emirjana Sako, kryetare e bashkisë Durrës ka dhënë tender publik pa shpallje dhe pa kryer garën e nevojshme në situatë të tillë./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit