Zgjedhjet e 6 marsit në Shqipëri nuk ishin vetëm lokale, por edhe “gjeopolitike”. Një episod vjen nga Dibra, ku një qytetar në fletën e votimit ka zgjedhur kandidatin socialist Rahim Spahiu dhe më pas ka menduar që t’i çojë një “selam” edhe Vladimir Putinit.
“Fuck Putin” ka shkruar qytetari dibran poshtë emrit të Spahiut. Ndoshta i ndërgjegjshëm se ky mesazh mund t’i kushtonte vlefshmërinë e votës, por duket se inati i qytetarit për atë që po ndodh në Ukrainë dhe që po e jep ndikimin edhe në Shqipëri ka qenë më i madh.
