Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha me rezultatet paraprake, pasi procesi i numërimit të votave është ende në vazhdim, është shumë dobët krahasuar me pritshmëritë.
Në të gjitha bashkitë është renditur e treta. Anëtari i këshillit kombëtar të PD-së, Julian Deda, tashmë në krahun e Sali Berishës i kërkon Lulzim Bashës që të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike.

“Nje gje eshte e sigurte, kandidatet e Lul braves po dalin skandal nga keto zgjedhje, i kane te gjitha mundesite te dalin edhe me me pak vota se “votat e pavlefshme”.
Kjo tregon se Luli perfundimisht e ka humbur edhe ate pak besim te shtirur qe kishte.
Askush nuk e merr me ne konsiderate. Shqiptaret e kane kuptuar se Luli dhe Edi jane bashke dhe i kane rene per shkurt, kane votuar Edin dhe kane respektuar si opozite reale Shtepine e Lirise.
P.s. Lul, merr valixhet dhe largohu qe sot, mos prit fundin e numerimit se do turperohesh keq…” shkruan ai.
/5pyetjet.al