Në mesditën e sotme rreth orës 13:30 në Durrës u mbyll procesi i numërimit të votave për kryetarin e ri të bashkisë.
Fituese u shpall Emirjana Sako e PS-së me një diferencë të thellë nga Ardian Muka i “Shtëpisë së Lirisë”, ndërsa Luan Hoti ishte një zhgënjim total.
Në fund të procesit, Sako ka falënderuar qytetarët për besimin që i dhanë për të vijuar punën.
“Falenderoj të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin e dhënë për të vazhduar punën për transformimin e qytetit.
Kjo fitore është një përgjegjësi e madhe që më jep privilegjin ti shërbej me përkushtim e pasion qytetit dhe të gjithë qytetarëve të Durrësit” shkruan Sako.
/5pyetjet.al