Mbretëresha ka mbajtur angazhimin e saj të parë personal që nga infektimi me COVID, duke takuar kryeministrin kanadez Justin Trudeau.
Ajo mbajti një takim me kryeministrin në Kështjellën Windsor sot, ndërsa ai ndodhet në Angli për bisedime mbi luftën në Ukrainë me kryeministrin Boris Johnson.
Mbretëresha, e cila zakonisht mban një qëndrim neutral për çështjet politike, e përshëndeti zotin Trudeau përpara një vazoje me lule blu dhe të verdha dhe gjithashtu veshi një fustan me model blu, në atë që dukej të ishte një mesazh delikate mbështetjeje për Ukrainën.
Blu dhe e verdha janë ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës./5pyetjet.al