Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Rusi, disa kanale televizive ruse janë hakuar dhe në transmetim janë futur pamjet nga lufta në Ukrainë.
Një sulm i tillë mësohet të ketë ndodhur nga grupi i hakerave Anonymous.
Në mesin e kanaleve të prekura televizive kanë qenë Wink dhe Ivi – të ngjashme me Netflix – dhe kanalet televizive, Russia 24, Channel One, Moska 24, ka thënë grupi i hakerëve në Twitter. “Ne jemi përfshirë në operacionin më të madh të Anonymous. Prandaj ne jemi të shqetësuar se disa qeveri do të na shohin si kërcënim apo do të krijojnë skenarë që të na bëjnë të shihemi si të rremë. Ne vetëm duam paqe, jo luftë”, ka thënë grupi në Twitter.
Platformat dhe kanalet televizive tani i janë kthyer transmetimit, pa ndikim të hakerëve. Kjo nuk është hera e parë që mediat ruse janë hakuar prej kur ka nisur sulmi në Ukrainë./5pyetjet.al