-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partia Socialiste drejt fitores në 5 bashki, në Shkodër kryeson Bardh Spahia

Kryesoret

Në Shkodër, Rrogozhinë, Durrë, Lushnjë dhe Dibër po numërohen kutitë e fundit.

Partia Socialiste duket se ka konfirmuar fitoren e saj në 5 bashki, përjashtuar Shkodrën.

Deri më tani në Shkodër janë numërua 107 kuti nga 250 Qendra Votimi.

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia, vijon të kryesojë me 8 mijë e 928 vota.

Pas tij vjen kandidatja e PS-së, Majlinda Angoni, me 8 mijë e 50 vota.

Ajo që vihet re është një rezultat i dobët i kandidatëve të PD-së.

Në Shkodër Xhemal Bushati ka karrë vetëm 3 mijë e 337 vota.

Rrogozhinë

Në Bashkinë e Rrogozhinës janë numëruar 42 qendra votimi nga 53.

Partia Socialiste me Edison Memollën kryeson me 4 mijë e 14 vota.

Ai ndiqet nga kandidati i PD-së Ferdinand Saraçi me 1 mijë e 616 vota.

Më pas renditet kandidati i koalicionit Shtëpia e Lirisë, Hekuran Xhani, me 1290 vota.

Lushnjë

Po ashtu në Lushnjë deri më tani kryeson PS-ja me Eriselda Sefën me 11 mijë e 152 vota.

Ajo ndiqet nga kandidati i koalicionit të vetëm në këto zgjedhje, Shtëpia e Lirisë, Elton Bano, me 5 mijë e 941 vota.

I fundit rënditet sërish kandidati i PD-së, Indrit Sefa.

Dibër

Në Dibër janë numëruar 29 kuti.

Kandidati i PS-së kryeson me 4 mijë e 238 vota i ndjejur nga ai i koalicionit me 1 mijë e 273 vota.

I fundit mbetet kandidati i PD-së me 1 mijë e 33 vota.

Durrës

Në Durrës janë numëruar 105 kuti nga 337 qendra votimi.

Emirjana Sako e Ps-së kryeson ne 12 mijë e 550 vota.

Më pas renditet kandidati i koalicionit me 5 mijë e 414 vota.

Luaj Hoti i PD-së ka marrë vetëm 3 mijë e 45 vota./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit