-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS fut në “xhep” edhe Durrësin me Dibrën, Shkodra në dorë të Berishës

Kryesoret

Rezultati i zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit në 6 bashkitë vendit pritet që të mbyllet 5-1 në favor të socialistëve. E ndërsa mbrëmë fituan Vorën dhe mëngjesin e sotëm zyrtarizuan Rrogozhinën dhe Lushnjen, Partia Socialiste thuajse ka mbaruar punë me Durrësin dhe Dibrën.

Në qytetin bregdetar, janë numëruar 288 kuti nga 337 në total dhe kandidatja socialiste Emirjana Sako kryeson me 33514, gati dyfishi i ndjekësit më të afërt që është Ardian Muka nga “Shtëpia e Lirisë” me 16935, në vendin e tretë Luan Hoti i propozuar nga Lulzim Basha me 6991.

Duket gati e pamundur që me kutitë që kanë mbetur pa numëruar të kthehet rezultati. Edhe në Dibër shanset për përmbysje janë zero. Në 11 kutitë e fundit që po numërohen, bankieri Rahim Spahiu kryeson me 12838 vota ose 61%, i ndjekur nga Premtim Kryemadhi me 20% dhe Luan Haka i PD-së me 18.41 %.

Gara është e fortë në Shkodër mes kandidatit të Sali Berishës, Bardh Spahia dhe socialistes Majlinda Angoni. Kur duhen edhe 50 kuti për të firmosur rezultatin, Spahia kryeson me 16787 ose 44.77 %, Angoni 14783 vota ose 39.42% dhe Xhemal Bushati i PD-së 5928 ose 15.81%.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit