-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria franceze. Ka ende hapësirë për sanksione ndaj Rusisë

Kryesoret

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, deklaroi se Franca dhe Evropa kanë ende hapësirë për manovrim për të zbatuar sanksione të mëtejshme kundër Rusisë.

“Po, ka kufij për manovrim. Të gjitha opsionet janë në tryezë”, tha Le Maire për televizionin “BFM” dhe “RMC Radio”.

Blloku 27-vendesh i Bashkimit Evropian ka vendosur tre paketa sanksionesh ndaj Moskës për agresionin e saj ndaj Ukrainës.

Këtu përfshirë ngrirjen e aseteve të Bankës Qendrore ruse dhe shkëputjen e shtatë bankave ruse nga sistemi i mesazheve financiare SWIFT.

Sistemi bankar SWIFT do t’i shkëpusë shtatë bankat ruse të sanksionuara nga vendet perëndimore më 12 mars, pasi të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore.

“Mendimet tona më të sinqerta janë me popullin e Ukrainës, i cili po vuan pasojat e mëdha tragjike pas mësymjes ruse”, shkruhet në njoftimin për shtyp të lëshuar nga organizata.

Kjo lëvizje e Perëndimit për ta shkëputur Moskën nga transaksionet bankare nëpërmjet sistemit, është edhe një ndër goditjet më të forta që i janë dhënë Kremlinit, prej uurpimit të territorit ukrainas një javë më parë./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit