Rusia ka mbështetur idenë e shefit të mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi, për një takim trepalësh me Ukrainën. Kjo ka ardhur për të garantuar sigurinë e objekteve bërthamore të cilat u morën nën kontrollin e Rusisë.
Por sipas të dërguarit të Moskës takimi nuk do të zhvillohet në Çernobil siç dëshiron Grossi.
“Rusia mbështeti idenë e Grossi-t në lidhje me një takim trepalësh dhe ne presim që edhe ukrainasit të jenë bashkëpunues”, u tha gazetarëve të hënën ambasadori rus në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Mikhail Ulyanov.
“Unë besoj se Çernobili nuk është vendi më i mirë për një takim të tillë. Ka shumë kryeqytete në botë”.
Kjo është dita e 12 e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrianës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse./5pyetjet.al