Në bashkinë e Shkodrës vijon numërimi i votave.
Deri në këto momente, sipas të dhënave të KQZ më shumë vota ka siguruar kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia 11,843 vota, ndjekur nga kandidatja e PS, Majlinda Angoni me 10,541 vota dhe kandidati i PD, Xhelal Bushati me 4,165 vota.
Ndërkohë vijon numërimi në pjesën tjetër të qendrave të votimit.