Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje të gjithë shteteve që të bojkotojnë marrëdhëniet tregatare me Rusinë.
“Nëse nuk mund t’u përmbahen rregullave të qytetëruara, atëherë nuk duhet të marrin as mallra dhe shërbime. Le t’i ushqejë lufta”, theksoi Zelensky. Këtë ai e deklaroi përmes një video-mesazhi.
“Ne mbrohemi nga pushtimi në ditën e 12-të. Këtë luftë nuk e deshëm kurrë, por na e sollën. Nuk kemi ëndërruar të vrasim, por duhet ta rrëzojmë armikun nga toka dhe nga jeta jonë. Ne duhet të durojmë atë që asnjë popull tjetër i Evropës nuk e ka parë në 80 vite. Dhe është në tokën tonë që vendoset nëse dikush tjetër në Evropë do të bëhet viktimë e të njëjtit agresion”, u shpreh presidenti ukrainas.
Sipas tij, nëse pushtimi vazhdon dhe Rusia nuk ka hequr dorë nga planet e saj kundër Ukrainës, atëherë nevojitet një paketë e re sanksionesh.
“Ne kemi nevojë për një bojkot të eksporteve ruse, në veçanti, Refuzimi i naftës dhe produkteve të naftës nga Rusia. Kjo mund të quhet embargo, ose thjesht moral. Kur refuzon t’i japësh para një terroristi”, nënvizoi Zelensky/5pyetjet.al