Administratori i një kompanie në Tiranë është arrestuar, pasi i ka vjedhur subjektit ku punonte 28 mln lekë të reja.
I arrestuari është Kujtim Mersini 59 vjeç, ndërsa tashmë do të përballet me tre akuza; “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mashtrim”.
Nga hetimet ka rezultuar se gjatë ushtrimit të detyrës për një periudhë 3-vjeçare, nga viti 2018 deri në vitin 2021 duke shpërdoruar detyrën ka vjedhur 28 milionë lekë të rinj nga të ardhurat e kompanisë.
Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni, u procedua penalisht bashkëpunëtorja e tij, N. Gj. me detyrë ekonomiste. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/5pyetjet.al