-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blinken bën thirrje që Evropa të heqë dorë nga varësia e energjisë ruse

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se është “imperative” që vendet evropiane të ndalojnë së mbështeturi te energjia ruse, veçanërisht ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi në Talin me kryeministren e Estonisë Kaja Kallas, Blinken tha se ekziston një “një mundësi e rëndësishme, jo vetëm por e domosdoshme në këtë moment për të hequr përfundimisht, për shumë vende në Evropë, varësinë nga energjia ruse. Sepse Rusia e përdor atë si armë”.

Kallas bëri thirrje që të përjashtojë plotësisht Rusinë dhe Bjellorusinë nga rrjeti i pagesave të sigurisë së lartë SWIFT dhe të kufizojë aksesin e saj në kriptovalutat. 

Vendet duhet të fokusohen në “izolimin e plotë” të Rusisë nga bota e lirë, tha ajo. Situata e përkeqësuar e sigurisë “kërkon ndryshime të shpejta në sigurinë evropiane”, theksoi ajo, duke shtuar se bota duhet të përgatitet për më të keqen, e cila do të vijë ende.

“Prandaj, dhuna e Putinit duhet të jetë në korrelacion me sanksionet e mëtejshme dhe gjithashtu vendimet e izolimit,” tha Kallas. 

Kallas gjithashtu i bëri thirrje NATO-s që të punojë në një “strategji të përditësuar për mbrojtjen në rajonin tonë”. 

Pavarësisht situatës së zymtë në terren, NATO nuk është e gatshme të përfshihet drejtpërdrejt në konflikt – duke përfshirë krijimin e një zone ndalim-fluturimi – përtej mbështetjes së rezistencës së Ukrainës ndaj një pushtimi që po vret civilë./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit