Në mbledhjen e Kolegjit të kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike janë zhvilluar diskutime të shumta mbi analizën që duhet bërë dhe përgjegjësinë mbi humbjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit. Duke folur në këtë mbledhje kryetari i degës së Partisë Demokratike për Mirditën Mark Ruçi ka deklaruar se duhet një strategji për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas tij, makineria e pushtetit të Edi Ramës vijon ashtu si ajo e partisë komuniste. Për këtë arsye ai ka sugjeruar konsultim me njerëzit që të marrim përgjegjësi.
“Duhet një strategji që të dimë si të ecim nesër në zgjedhje. Makineria e pushtetit vijon vijën e partisë së pushtetit të parë (komunizmit). Duhet të konsultohemi me njerëzit që të marrim përgjegjësi. Duhet të qetësohemi e të logjikojmë”, ka deklaruar kreu i PD-së së Mirditës, Mark Ruçi.