-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Fuqizim ekonomik të grave

Kryesoret

Me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se barazia gjinore është themel i barazisë në shoqëri.

Kurti këtë e deklaroi në aktivitetin e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, me temën “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”.

“Gratë e bëjnë aktivizmin e dyfishtë: merren me politikat e përgjithshme, por gjithsesi edhe me çështjet gjinore. Duhet t’i aktivizojmë gratë e shkolluara e duhet t’i shkollojmë sa më lartë gratë aktive” tha kryeministri Kurti.

Gjatë fjalimit të tij, ai përmendi ndarjen e bursave për të ndihmuar avancimin e vajzave në shkencë.

“Po punojmë për fuqizimin ekonomik të grave dhe pavarësinë financiare, nëpërmjet zgjerimit dhe zhvillimit të Masave Aktive të Punësimit. Njëkohësisht edhe për realizimin e të drejtës në pronë dhe trashëgimi; uljen e punësimit joformal dhe përmirësimin e kushteve në vendin e punës për gratë dhe vajzat”, shtoi Kurti.

Gjithashtu ai bëri të ditur se vitin 2022 e kanë filluar me miratimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave.

“Një shoqëri ku të gjithë janë të sigurt dhe të barabartë, jetojnë pa frikën apo kërcënimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, ku qëllim është të parandalohet dhe mos tolerohet dhuna, të mbrohet, riintegrohet dhe fuqizohet viktima, si dhe të vendoset kryerësi para përgjegjësisë”, tha kryeministri Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit