-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria paralajmëron kufizime të energjisë (Kategoritë që preken)

Kryesoret

Në Shqipëri pritet që të nisë kufizimi i energjisë elektrike, fillimisht në godinat qeveritare jashtë orarit zyrtar duke mos përjashtuar edhe shtrirjen te populli, në varësi të situatës. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku zbardhi planin e masave, që sipas saj më shumë vjen për arsye të mungesës në treg dhe sesa çmimit.

“Shqetësimi më i madh nuk duhet të jetë çmimi, por mungesa e produktit në treg. Sot në fushën energjetike po përballemi me mungesën e kapaciteteve prodhuese.

Nuk ka sasi në treg. Çështje që do të sjellë kufizime dhe kjo duhet të jetë e qartë. Ne po punojmë për të optimizuar kaskadën dhe për të mos e futur Shqipërinë në kufizime, por vendet e tjera e kanë nisur, Italia nga ndërtesat qeveritare.

KESH ka një plan masash nga administrata, nga orët kur godinat ndriçohen nga jashtë apo brenda, nga ndërprerjet e pajisjeve pas përfundimit të orarit zyrtar, por edhe shumë masa të tjera.

Do të ketë një paketë kufizimi, si duhet të përdoret kondicioneri, etj. Këto nuk kanë të bëjnë më me çmimin, por sasinë e tregut” tha Balluku.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit