Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot se për momentin nuk do të ketë rritje apo kufizime të energjisë, por nuk e përjashtoi që kjo të ndodhë shumë shpejt në varësi të situatës në tregjet ndërkombëtare.
“Nuk njoftova se do të ketë kufizime, por çmimi është një hall shumë i madh, por që sot po mbahet në kurriz nga qeveria shqiptare, nuk po e ndjen familjari. Nuk do të ketë kufizime, përsa kohë nuk do të ketë mungesë” tha ajo.
Jo vetëm energjia elektrike, por edhe karburantet janë një problem i madh, pasi çmimi në javën e fundit ka shkuar deri në 240 lekë për litër dhe pritet që të rritet akoma. Për këtë, ministrja Balluku kishte një këshillë për qytetarët.
“Ka edhe një mundësi tjetër për naftën, duhet të konsumojmë më pak, të mos marrim makinën për të blerë cigare dhe bukë te cepi i rrugës, por të ecim në këmbë, kështu ndodh kur rriten çmimet” tha ajo.
/5pyetjet.al