Çdo orë që kalon, çmimi i naftës në Shqipëri vendos rekorde të reja. Mbrëmjen e së martës, në kryeqytet një litër naftë ka shkuar deri në 269 lekë për litër.
Në pjesën më të madhe të pikave të karburanteve në Tiranë çmimi i naftës me 260 lekë për litër tashmë është diçka normale dhe zor se mund të gjesh më lirë.
Më herët gjatë së martës, vetë kryeministri Edi Rama i cilësoi absurde propozimet për të hequr taksat e naftës, duke shtuar se është operacion i sipërmarrjes private, ndërsa theksoi se prioritet për këtë qeveri është që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike.










