Kryetari i bashkisë Irpen, në rajonin e Kiev-it, Aleksandër Markushin, në orën mori një mesazh nga pushtuesit me kërcënime për jetën e tij dhe një propozim për të dorëzuar qytetin.
Këtë e ka bërë të ditur në kanalin e komunikimit “Telegram”.
Në mesazh, pushtuesit lënë të kuptohet se bashkëpunimi me ta do i shpëtojë jetën Markushin-it dhe ndoshta t’i përmirësojë edhe gjendjen e tij financiare
“I dashur Aleksandër, ke mundësinë të shpëtosh jetën dhe mundësisht gjendjen financiare. Nëse jeni të interesuar për ofertën, dërgoni një përgjigje +. Oferta vlen për 24 orë”, kanë shkruar okupatorët rusë.
Markushin iu përgjigj me një kundërofertë.
“Jam i habitur që këto krijesa të shëmtuara ende nuk e kanë kuptuar – Irpen nuk dorëzohet, Irpin nuk shitet, Irpen po lufton! Po bëj një kundërofertë publike pushtuesve që të largohen nga territori i komunitetit Irpen brenda 24 orëve duke shpëtuar jetën dhe shëndetin e disa mijëra ushtarëve të rekrutuar rusë, të cilët mamaja, motra, vajza, gjyshja, të dashurit i presin në shtëpi”, shkruan kryebashkiaku i qytetit. /5pyetjet.al