Pas rënies së komandantëve kryesor që udhëhiqnin trupat ruse, një goditje tjetër prek Putinin, ulja e temperaturave deri në -20 gradë në Ukrainë do të vështirësojë kalimin rusëve drejt Kievit.
Analistët besojnë se i ftohti i acartë pritet të detyrojë trupat ushtarake ruse të braktisin kolonat e makinave ushtarake.
Kjo mund ta bënte më të vështirë pushtimin për rusët, veçanërisht ata që kanë ngecur pa avancuar në një kolonë automjetesh ushtarake të bllokuara në veri të kryeqytetit ukrainas.
Një burim ushtarak ukrainas tha: “Kjo do të prekë ushtarët rusë të bllokuar në autokolonë; do të thotë se trupat ruse që qëndrojnë në këtë rrugë do të vuajnë” nga kushtet atmosferike”./5pyetjet.al