Sot zhvillohet në Tiranë dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës. Fjalën e hapëse e mbajti ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Më pas e mori fjalën kryeministri Edi Rama duke deklaruar se Diaspora shqiptare nuk është më një histori ikjeje. Ai tha se Diaspora është në qendër të jetës kombëtare të vendit.
“Sot kur bota është më e ndërlidhur se kurrë dhe kur fjalë si kurrë më parë vejevjen në çast sa hap e mbyll sytë nga një kontinent në tjetrin, ju jeni zgjatimi i gjallë i Shqipërisë kudo në botë.
Atë që historia deri dje e quante ikje të pangushëllueshme, koha e ka shndërruar në një lidhje të pazëvendësueshme. Ajo që deri dje dukej si hendek, sot është bërë urë.
Sot diaspora shqiptare s’është një histori ikjeje, është një histori e shumëfishimit të forcave të kombit shqiptar dhe e vlerës së shtuar të Shqipërisë.
Ky Samit s’është një mbledhje ceremoniale, është një deklaratë qëllimesh të larta dhe të përbashkëta. Diaspora Shqiptare s’është në periferi të jetës kombëtare të Shqipërisë, por në qendër të saj.
Ky vend e fton diasporën për pjesëmarrje në investime, inovacion, jetën akademike dhe pjesëmarrje në të ardhmen e Shqipërisë” tha ai.









