-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëse avionët rus fluturojnë mbi Britania e Madhe, konsiderohet vepër penale

Kryesoret

Mbretëria e Bashkuar e ka bërë vepër penale hyrjen e avionëve rusë në hapësirën ajrore britanike. Kjo vjen si pjesë e sanksioneve të mëtejshme kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, njoftoi të martën Sekretari i Transportit, Grant Shapps.

“Ne do të jemi në gjendje të jemi më specifik, për shembull ku kemi aeroplanë që mund të lidhen me oligarkët rusë që fluturojnë në vend, ata duhet ta dinë … ne mund të konfiskojmë avionin tuaj dhe ta kthejmë këtë në një vepër penale”, tha të mërkurën Shapps.

Sipas një njoftimi zyrtar për shtyp, ligji i ri i jep qeverisë kompetenca shtesë për të ndaluar avionët rusë tashmë të pranishëm në Britani.

Sanksionet e reja tregtare që ndalojnë eksportin e mallrave dhe teknologjisë së aviacionit dhe hapësirës në Rusi u njoftuan nga Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të mërkurën.

Këto përfshijnë anulimin e rregullave të sigurimit në sektor dhe ndalimin e siguruesve në Mbretërinë e Bashkuar që të paguajnë dëmet./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit