Tjetër goditje e fortë për Lulzim Bashën. Grida Duma njoftoi sot se ka dhënë dorëheqjen nga posti i n/kryetares së PD-së.
Në një postim në Facebook, Duma shprehet se Lulzim Basha është dështak dhe se i përdor dhe negocion që dështimet e PD-së t’i kthehen në fitime të tij.
Akuza shumë të forta nga një përkrahëse e fortë e liderit demokrat, që thekson se vendimet e dëmshme që Basha ka marrë ia ka lënë me dokumente.
“Partia Demokaratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.
Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të japë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.
Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të salrifikuar një dekadë.
Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët.
Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë” shprehet Duma.
Pak ditë më parë ishte n/kryetari tjetër, Agron Gjekmarkaj që dha dorëheqjen nga posti.
/5pyetjet.al