Ditën e djeshme ka ndërruar jetë personi i parë në botë të cilit i ishte transplantuar zemra e derrit e modifikuar gjenetikisht.
Bëhet fjalë për 57-vjeçarin David Bennett por mbetet ende e paqartë se çfarë i shkaktoi vdekjen.
Ai vuante nga një sëmundje e pashërueshme e zemrës dhe një ekip kirurgësh në SHBA arriti për herë të parë t’i transplantojë me sukses një pacienti një zemër derri.
Ai filloi të përkeqësohej ditët e fundit derisa ndërroi jetë
Bennett i kuptonte rreziqet e këtij operacioni dhe para se të operohej kishte thënë se procedura ishte “ekspertimet”.
/5pyetjet.al