Kryeministri Kosovës ka deklaruar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, se të gjithë shtetasit e Ukrainës të cilën dëshirojnë të hyjnë në Kosovë, nuk do të kenë nevojë që të pajisen me viza.
“Me qëllim të solidarizimit me shtetasit ukrainas që po ballafaqohen me agresionin rus propozojmë pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës.”, tha Kurti.
Ndërsa, edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla bëri thirrje që të miratohet ky propozim për shkak të situatës së rëndë në Ukrainë.
“Republika e Kosovës me këtë veprim do të rreshtohej përkrahë vendeve të shumta perëndimore të cilat morën veprime të ngjashme”, tha Gërvalla.
Sipas saj, ky vendim do të kontribuonte pozitivisht për shtetasit e Ukrainës në hyrjen dhe kalimin e tyre në Kosovë por apo edhe në ndonjë vend tjetër transiti./5pyetjet.al