Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në mbledhjen e zhvilluar mesditën e sotme u dha mandatin e kryetarit të bashkisë tre socialistëve; Rahim Spahiut në Dibër, Blerim Sherës në Vorë dhe Edison Memollës në Rrogozhinë.
Për 3 bashkitë e tjera, Durrës, Shkodër, Lushnje po bëhen verifikimet. Në mbledhje mungoi përfaqësuesi i PD-së. Në gjashtë bashkitë që u zhvilluan zgjedhje, 5 i fitoi PS dhe Shkodrën kandidati i Sali Berishës, Bardh Spahia.
/5pyetjet.al