20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza ekonomike dhe e çmimeve të larta, Kurti: Subvencione për bujqësinë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Bujqësisë në një konferencë për mediat kanë folur për subvencionimin e bujqve të Kosovës.

Kryeministri ka thënë se prodhimi i ulët në vend dhe varësia nga importi ka ndikuar në rritjen e çmimit të produkteve bazë.

Ai ka bërë të ditur se Qeveria ka vendosur të subvencionojë edhe naftën për bujqit e që kap vlerën e 5 milionë eurove.

“Bujqit e vërtet do të marrin përkrahje, subvencionim e naftës, e me këtë po përmbushin edhe një zotim” ka thënë Kurti.

Sipas tij përveç naftës, bujqit do të ndihmohen edhe me nga 150 euro për hektar për ata që mbjellin grurë, përderisa nga 100 euro për hektar për secilin që mbjell fasule, misër e patate.

“Kushdo që dërgon në mullinjtë e Kosovës grurin e tij do të ndihmohet me nga 3 cent në kg për grurë”, ka thënë Kurti ndër të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit