-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Menduat se Big Brother mbaroi, ja rikthimi që do të ndodh këtë muaj

Kryesoret

“Big Brother VIP” që në edicionin e tij të parë pati një sukses duke shënuar rekorde në shikueshmëri. Kaq mjaftoi që stafi i këtij emisioni ende pa kaluar pak muaj nga mbyllja e sezonit të tij  të parë , të nisë planet për vazhdimin dhe të përcaktojë kohën e rikthimit në televizion.

Lajmi për rikthimin e emisionit , u bë i njohur për publikun nga vetë moderatorja e programit Arbana Osmani, e cila tregoi se nisja e sezonit të dytë do të jetë në fillim të vitit 2023.

Gjithashtu stafi ka vendosur që të transmetojë disa fragmente të shkëputura  gjatë  prapaskenave të katër muajve në formën e një dokumentari.

Dokumentari është përgatitur nga regjisori Eduard Grishaj dhe përmban rrëfime të banorëve në dhomën e rrëfimit, diskutimet e organizatorëve, rregullat, dënimet e vendosura madje edhe disa ‘sekrete’ të cilat nuk janë publikuar asnjëherë gjatë transmetimeve ‘live’.

Pritet që ky dokumentar të transmetohet përgjatë këtij muaji. Ende nuk është konfirmuar një datë nisjeje për të nga produksioni./5ypetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit