Është zgjatur funksionimi i korridorit humanitar nga Sumy në Poltava, sot nga ora 9.00 deri në orën 21.00. Qytetarët ukrainas do të mund të nisen si me transport vetjak ashtu edhe me autobus.
Kjo u njoftua në Telegram-in e kreut të Administratës Shtetërore Rajonale Sumy, Dmitry Zhivitsky.
“Grupi i negociatave punoi gjithë natën dhe funksionimi i korridorit nga Sumy në Poltava është zgjatur sot me datë 09.03.2022 nga ora 9.00 deri në orën 21.00 dhe do t’i ofrojmë për ngarkim për gratë shtatzëna, gratë me fëmijë, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara! Autoritetet e qytetit të Sumy-t së bashku me deputetët e popullit kanë kërkuar transport gjatë gjithë natës dhe do t’ju informojmë në vijim për vendin e nisjes së kolonës së parë të organizuar, të shoqëruar nga Kryqi i Kuq!”, shkroi zyrtari.
Të martën e 8 marsit, një korridor humanitar për qytetin e Sumy u nis përgjatë rrugës: Sumy-Golubovka-Lokhvitsa-Lubny-Poltava../5pyetjet.al