Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, priti ditën e sotme Ambasadorin e Zvicrës Adrian Maitre. Në takim ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Genci Gjonçaj dhe Nicod Chantal.
Gjatë takimit u diskutua mbi vazhdimësinë e bashkëpunimit të Kuvendit të Shqipërisë me Qeverinë e Zvicrës për zbatimin e Projektit për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar (PACEP).
Kryetarja e Kuvendit shprehu vlerësimin për vazhdimin e këtij bashkëpunimi, i cili me ndihmën edhe të partnerëve të vlerësuar të Kuvendit, OSBE-së dhe Institutit Kombëtar Demokrat Amerikan, do të vijojë të kontribuojë për fuqizimin e shërbimeve parlamentare, për të mbështetur rolin e Kuvendit në sistemin politik, konsolidimin e demokracisë dhe edukimin qytetar.


/5pyetjet.al