-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PDK: Kosova në Këshillin e Europës

Kryesoret

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë sot në një konferencë për media se qeveria duhet të angazhohet dhe të punojë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Çitaku theksoi se deri tani kjo nuk ka qenë e mundur për shkak të ndikimit të Rusisë, por me krijimin e një situatë e re ku kjo fundit është pezulluar nga Këshilli i Evropës për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, është momenti që Qeveria të nisë procedurën e anëtarësimit në këtë strukturë të rëndësishme.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës përbën një përfitim të shumëfishtë për vendin tonë në drejtim të fuqizimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit në familjen evropiane e më gjerë. Në mes tjerash, është përfitim për qytetarët tanë, të cilëve do ju mundësohej qasja në drejtësi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, aty ku zbatohen parimet e drejtësisë së Kartës Evropiane të Drejtave të Njeriut, e cila edhe ashtu është e inkuadruar si entitet brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Neni 3 i Statutit të Këshillit të Evropës, obligon një shtet që të respektojë parimin e sundimit të ligjit si dhe respektojë të drejtat e njeriut, dy shtylla që ne si shtet i kemi të konsoliduara tashmë si kritere”, ka thënë Çitaku.

PDK-ja vlerësoi se kjo është një çështje emergjente tani për tani dhe si parti lidere e opozitës, do ta mbështesë fuqishëm qeverinë në këtë objektiv dhe në hapat tjerë që duhet të ndërmarrë për anëtarësim në NATO dhe BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit