Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 49 raste të reja me Covid-19 dhe 2 vdekje. Ministria e Shëndetësisë raportoi se sot janë shëruar 80 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.776. Në total numri i rasteve aktive është 831
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.525 doza të vaksinës. Deri më sot 817.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.354 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 1.268 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19