-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti pas takimit me Kos: Kosova është e rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së

Kryesoret

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, qëndroi sot në Prishtinë, ku zhvilloi takime me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ushtruese detyre të presidentes, Albulena Haxhiu.

Pas përfundimit të takimeve, Kos theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtyre reformave dhe përkushtimin e Kosovës ndaj standardeve evropiane.

“Me komisioneren Kos patëm një takim konstruktiv dhe të drejtpërdrejtë. Me komisioneren Kos kemi ndarë progresin që ka bërë Kosova në vitet e fundit në avancimin e demokracisë, rritjes ekonomike si dhe në kapitujt e anëtarësimit. Jemi të 3-të në mesin e 15 shteteve të Evropës Juglindore dhe të dytët në mesin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për avancim sundim ligjit. Jemi plotësisht të rreshtuar me politikën e jashtme dhe sigurisë së BE-së. Kemi dënuar agresionin rus në Ukrainë në terma më të ashpër, kemi ofruar strehim për gazetarët ukrainas dhe ju kemi bashkuar të gjitha sanksioneve kundër Federatës Ruse”, tha Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit