Shërbimi për shtyp i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se pushtuesit rusë po përgatiten të pushtojnë Kiev-in.
“Sipas informacionit të disponueshëm, armiku po rigrupohet në mënyrë që të përgatitet për një përpjekje tjetër për të marrë Kievin”, thuhet në një deklaratë të FA-ve ukrainase.
Ministria shtoi gjithashtu se pas një ofensive të pasuksesshme në drejtim të Fastov-it, armiku po bën përpjekje për të rifilluar operacionet sulmuese në atë drejtim.
Më parë, forcat ukrainase raportuan lajmin se pushtuesit rusë po përqendrojnë forcat e tyre kryesore në kapjen e disa qyteteve.
“Armiku vazhdon të përqendrojë përpjekjet e tij kryesore në rrethimin e qytetit të Kiev-it, duke kapur Sumy-n, Kharkiv-in, Mariupol-in, Nikolaev-in; duke siguruar një korridor tokësor midis TOT AR të Krimesë dhe territorit të Federatës Ruse. Nuk lë përpjekje për të hyrë kufijtë administrativë të rajoneve Luhansk dhe Donetsk”, thuhet në deklaratë.
Ministria shtoi gjithashtu se armiku uli ndjeshëm ritmin e avancimit të trupave, por nuk e braktisi operacionin sulmues./5pyetjet.al