Autoritetet ruse kërkuan të mërkurën e 9 marsit shpjegime nga Shtetet e Bashkuara se pse e kishin mbështetur atë që Moska e konsideronte si një program biologjik ushtarak në Ukrainë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, kërkoi transparencë nga Washington-i lidhur me akuzën.
Kiev-i zyrtar e ka mohuar, ndërsa një zëdhënës i Pentagon-it e ka përshkruar si “absurde”.
“Ne konfirmojmë faktet, të zbuluara si pjesë e operacioneve speciale ushtarake, të cilat dëshmojnë për një përpjekje emergjente për të fshirë provat e programeve biologjike ushtarake”, u tha Zakharova gazetarëve.
Sipas saj, nuk bëhet fjalë për përdorime paqësore apo qëllime shkencore.
“Çfarë keni bërë atje?”, pyet zyrtarja ruse.
Zakharova akuzoi se këto “programe” janë financuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes./5pyetjet.al









