14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia ndëpret eksportin e grurit, Kosova në vështirësi?

Kryesoret

Vendi nga ku Kosova importon sasinë më të madhe të grurit dhe miellit – Serbia – ka paralajmëruar se nga e enjtja e 10 marsit do të pezullojë eksportin e grurit, miellit, misrit dhe vajit, për shkak të krizës në tregje, që ka shkaktuar lufta në Ukrainë.

Gjatë vitit 2021, vendi ka importuar 84 mijë tonë lloje të ndryshme të grurit dhe miellit nga Serbia – nga 115 mijë tonë sa ka importuar në total nga shtete të ndryshme, si: Kroacia, Austria, Maqedonia e Veriut, Hungaria, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina. Kjo nënkupton që Kosova importon nga Serbia rreth 73 për qind të grurit dhe miellit.

Nevojat e popullatës së Kosovës janë për rreth 400 mijë tonë grurë në vit.

Sipas kryetarit të Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, Kosova mund të plotësojë vetëm 35 për qind të nevojave të popullatës së saj për miell nga rendimentet e saj të grurit.

Sipas tij, Kosova mund t’i zëvendësojë importet nga Serbia me prodhime të shteteve të tjera, por, shton ai, autoritetet duhet të bëjnë plane afatgjate që gruri të sigurohet nga toka e Kosovës.

Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës japin shifra të tjera. Në një deklaratë të saj për Radion Evropa e Lirë thuhet se Kosova arrin t’i plotësojë nevojat me grurë deri në 67 për qind.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit