Embargoja e Shteteve të Bashkuara ndaj karburantit rus nuk parashikon ndalimin e importit të uraniumit.
Kjo, pasi furnizimet e tij janë kritike për termocentralet bërthamore amerikane. Lajmi u raportua nga agjencia “Reuters”, që citon një burim të informuar.
Përafërsisht gjysma e uraniumit që hyn në SHBA vjen nga Rusia, Kazakistani dhe Uzbekistani.
Deri më tani, Shtetet e Bashkuara nuk prodhojnë apo përpunojnë uranium, megjithëse disa kompani i kanë thënë agjencisë se duan të rifillojnë prodhimin vendas nëse lidhen kontrata afatgjata furnizimi.
Dokumenti i publikuar nga Shtëpia e Bardhë për embargon ndaj karburantit rus nuk përmend në fakt uraniumin, sjell në vëmendje agjencia.
Më herët, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi një ndalim të plotë të të gjitha importeve të naftës dhe gazit rus në përgjigje të pushtimit ushtarak rus të Ukrainës.
Në vitin 2021, SHBA importoi mesatarisht rreth 20.4 milionë fuçi naftë dhe produkte nafte në muaj nga Rusia.
Kjo, sipas Administratës së Informacionit të Energjise./5pyetjet.al