Presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka humbur toruan.
Por pikëpamjet e tij janë bërë më të palëkundshme me kalimin e viteve dhe ai është i vendosur të fitojë në Ukrainë.
Kështu ka thënë drejtori i CIA-s, Ëilliam J. Burns, sipas së përditshmes amerikane “The Neë York Times”.
Mbyllja dhe izolimi në rritje e liderit rus nga këndvështrime të ndryshme e bën atë “jashtëzakonisht të vështirë për të komunikuar”, u shpreh Burns.
Veprimet e Putin-it nuk lënë asnjë dyshim për vendosmërinë e tij për të marrë pushtetin në Ukrainë. Por ngjarjet e javës së kaluar e vënë këtë qëllim në pikëpyetje.
“Para së gjithash, vetë ukrainasit, guximi, mençuria dhe forca e lidershipit të tyre e befasuan dhe e mërzitën atë. Ai është i shqetësuar për reagimin e Perëndimit dhe vendosmërinë e aleatëve, veçanërisht për disa nga vendimet e marra nga qeveria gjermane. Unë mendoj se ai ishte i alarmuar nga veprimet e forcave të tij të armatosura”, shtoi drejtori i CIA-s.
Gjermania ka ngrirë projektin e gazsjellësit Nord Stream 2, i cili do të lejonte importimin e gazit natyror rus duke anashkaluar Ukrainën.
Berlini zyrtar gjithashtu filloi dërgimin e armëve drejtpërdrejt në Ukrainë dhe rriti buxhetin e tij të mbrojtjes.
Burns tha se qeveria amerikane po monitoron nga afër mbështetjen e brendshme për Putin-in.
Me mediat e kontrolluara nga shteti që dominojnë atë që dëgjon publiku rus, qytetarëve do t’u duhet kohë për të “tretur pasojat” e veprimeve të Putin-it.
Por me kalimin e kohës, funerali i ushtarëve rusë që vdiqën në Ukrainë do ta bëjë këtë.
“Ju gjithashtu shihni, në një numër relativisht të vogël, rusë shumë të guximshëm që protestojnë në rrugë. Rreth 13 ose 14 mijë njerëz janë arrestuar, që është shumë në një shoqëri po aq represive sa Rusia”, përmbylli Burns./5pyetjet.al