-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkojnë të luftojnë në Ukrainë, kosovarët bllokohen në Poloni

Kryesoret

Dy kosovarët nga Suhareka që dje thanë se do të shkojnë në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë, janë kthyer mbrapsht nga autoritetet polake.

Ata janë marrë në pyetje për mbi 4 orë lidhur me motivet se pse duan ta kalojnë kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës.

Pasi ata kanë thënë se duan t’i bashkohen luftës, autorietet polake i kanë kthyer mbrapsht.

Sipas informacioneve dy kosovarët tani janë rrugës për në Gjermani.

“… i kanë marrë në pyetje më shumë se 4 orë për motivet për ta kaluar kufirin mes Polonisë dhe Ukrainën dhe kur iu kanë thënë se duan të shkojnë të luftojnë në Ukrainë kundër Rusisë, kjo i ka alarmuar autoritetet polake, të cilat i kanë kthyer mbrapsht. Të dy këta persona kanë pasur pasaporta të Republikës së Kosovës dhe kanë pasur viza Shengen. Sipas informacioneve, ata janë rrugës për në Gjermani, por jo domosdoshmërisht kanë hequr dorë nga vendimi për të shkuar e luftuar me Ukrainën”, ka thënë gazetari Xhemajl Rexha.

Me ligjin në fuqi, kosovarëve s’iu lejohet të marrin pjesë në luftëra jashtë vendit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit