Projekti më i ri i Dafina Zeqirit “Dashni”, në bashkëpunim me Mumën, ka fituar menjëherë vëmendjen e publikut sapo është publikuar duke numëruar kështu mbi 1 milion klikime në “Youtube” në shumë pak ditë.
Kjo këngë nuk ka rrëmbyer vetëm vëmendjen dhe zemrat e shqiptarëve, por më shumë sesa kaq.
Përmes një ‘story’ në “Instagram” Dafina ka publikuar një foto në të cilën shohim se kënga “Dashni” pozicionohet përkrah shumë këngëve të huaja duke u renditur e 12-ta në videot muzikore në të gjithë botën.
Ky është një super sukses për të dy këngëtarët të cilët padyshim duhet të ndihen tepër të lumtur për këtë arritje.
/5pyetjet.al